Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ku një minator me detyrë armator ka humbur jetën gjatë punës në minierën e Bulqizës.
Ngjarja ka ndodhur teksa po punonte për ndërtimin e një armature për të punuar minatorët e tjerë, ku një masiv minerali është shembur duke e zënë poshtë.
Minatori që humbi jetën është identifikuar si Fari Veliu, i cili u aksidentua për vdekje në vendin e punës.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.