EMRI/ I moshuari u gjet i pajetë në oborrin e banesës, dyshimet se mund të jetë vrarë

81 vjeçari Xhemal Meta, i cili u gjet i pajetë dje në oborrin e banesës së tij në Zall-Bastar, dyshohet se është vrarë. Hetimet kanë zbuluar se në trupin e të moshuarit janë konstatuar shenja dhune, duke ngritur dyshime se nuk ka vdekur për shkaqe natyrale.

Megjithatë pritet ekspertiza mjeko ligjore për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes së 81 vjeçarit.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 13.01.2025, rreth orës 09:00, në Zall-Bastar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij shtetasi Xh.M, rreth 81 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.