EMRI/ I dënuar për trafik droge, ky është i riu nga Fieri që vdiq në burgun grek

Është zbardhur identiteti i shqiptarit, i cili u gjet pa shenja jetë nga rojet e burgut në Malandrino të Greqisë. Bëhet fjalë për 37 vjeçarin Armand Nuraj, nga qyteti i Fierit. 37 vjeçari u gjet i vdekur në qeli, bashkë me një të dënuar tjetër më datë 1 dhjetor, në burgun grek.

Tre ditë pas ngjarjes është bërë i mundur identifikimi i tij. Sipas mediave të vendit fqinj, shqiptari ishte dënuar për trafik të lëndëve narkotike.

Sa i takon vdekjes së tij dhe shokut të qelisë nuk ka të dhëna deri tani për një ngjarje kriminale, por po hetohet nga ana e autoriteteve.