EMRI/ I burgosuri ndërron jetë në QSUT

Një 62 vjeçar i dënuar me 10 vite burg ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës ditën e sotme.

Lajmi bëhet me dije nga Drejtoria e Burgjeve, e cila thotë se bëhet fjalë për Islam Binjakun , lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dënuar me 10 vite për lëndë narkotike.

Ai ishte shtruar në QSUT në datën 31 gfusht të këtij viti, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë sot për shkak të arreestit kardiorespirator. Ekspertët e Mjeksisë Ligjore, si dhe oficerët e policisë gjyqësore të SHKBB, po ndjekin procedurat ligjore.

Njoftimi:

I dënuari Islam Binjaku, i datëlindjes 27.03.1961, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dënuar me 10 vite për lëndë narkotike, ka ndërruar jetë në Qëndrën Spitalore Nënë Tereza, Tiranë.

I ndjeri është shtruar në Reanimacionin Qëndror të Qëndrës Spitalore Universitare Nënë Tereza me datë 31.08.2023. Me datë 14.09.2023, ndërron jetë në Reanimacionin Qendror në QSUT me diagnozë Arrest Kardiorespirator.

Ekspertët e Mjeksisë Ligjore, si dhe oficerët e policisë gjyqësore të SHKBB, po ndjekin procedurat ligjore.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.