EMRI/ Goditi me thikë komshiun pas sherrit për parkimin, arrestohet autori

Policia e Tiranës ka vënë në pranga autorin e plagosjes një ditë më parë. Ngjarja ndodhi një ditë më parë ku Ervin Qose goditi me thikë komshiun e tij, pas një sherri për parkimin e makinave.

31 vjeçari i plagosur ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, menjëherë pas marrjes së njoftimit mbrëmjen e djeshme, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, komshinj me njëri-tjetrin, nisën hetimet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. Q., 46 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në rrugën “Jakov Xoxa”, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Sh., 31 vjeç, i cili vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.