EMRI/ Gjendet i vdekur në rrugë 63-vjeçari në Librazhd, nisin hetimet

Në mëngjesin e së premtes, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, është gjetur i pajetë 63-vjeçari Nazmi Cani.

Paraprakisht dyshohet që viktima ka pësuar arrest kardiak, por megjithatë grupi hetimor po kryen verifikimet përkatëse.

Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq gjatë drejtimit të mjetit dhe ka dalë prej tij para se të ndërronte jetë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.