Një 58 vjeçar, i cili kishte shkuar për të gjetur punë si bari, është gjetur pa shenja jetë në afërsi të ish-doganës se vjetër të Kapshticës në shtegun e njohur si “Shtegu i Refugjatëve”.
58 vjeçari, i identifikuar si Edmont Çeka është gjetur i pajetë këtë të premte nga uniformat blu ndërsa nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga hetimet paraprake, dyshohet se Çeka mund të ketë humbur jetën si pasojë e të ftohtit ekstrem ose për shkaqe natyrale.
Megjithatë policia po vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes.