Lulzim Toci është 30 vjeçari shqiptar, i cili mëngjesin e kësaj të mërkure mbyti gruan e tij në sy të fëmijëve të mitur.
24 vjeçarja Eleonora Toci mësohet se kishte vetëm një muaj në Itali, ku kishte shkuar për tu bashkuar me burrin e saj, që sot i mori jetën.
Hetuesit thanë se vrasja me siguri është kryer teksa viktima ka qenë duke fjetur, version ky ende i pa verifikuar plotësisht. Fqinjët, nuk kanë dëgjuar britma apo debat në vazhdim.
Fëmijët e mitur të çiftit ishin dëshmitarë të tragjedisë. Sipas mediave italiane, ishte kunata e çiftit ajo që ka njoftuar policinë, pasi pas kryerjes së krimit, autori shkoi në shtëpinë e saj duke i kërkuar ta shoqërojë për në spital. Ajo nuk e ka besuar dhe ka telefonuar fëmijët e çiftit.
“Babi vrau mamin”, i kanë thënë fëmijët tezes, e cila ka kontaktuar menjëherë 112. Kur policia ka mbërritur në vendngjarje, 30-vjeçari ka qenë duke u endur pranë shtëpisë, në Via Caravaggio dhe më pas është ndaluar dhe dërguar në komisariat.