EMRI/ Emërohet drejtori i ri i Shërbimit të Provës

Shërbimi i Provës do të ketë nga sot një drejtor të ri. Klevis Qose është emëruar drejtor i përgjithshëm i Shërbimit të Provës.

Emërimi i tij ka ardhur pas propozimit të Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. Mësohet se Qose është emëruar drejtor i ri, në mbledhjen e zhvilluar nga Këshilli i Ministrave.

Prej janarit të vitit 2022, këtë post e mbante Ervin Hoxha.