Dorina Toçi është emëruar drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik. Ajo do të zëvendësojë në këtë detyre Eugena Tominin, e cila një javë më parë me vendim të Këshillit të Ministrave u emërua zv.ministre e Shëndetësisë.
Sa i takon Toçit, më herët ka qenë Përgjegjëse e Sektorit të Sëmundjeve në ISHP dhe po ashtu shefe sektori në njësinë e performancës së Shëndetit Publik.
Kujtojmë se ISHP më herët është drejtuar nga Albana Fico, por pasi u zgjodh në krye të QSUT, drejtimin e Institutit të Shëndetit Publik e mori Eugena Tomini.