EMRI/ Ekzekutohet me armë zjarri 25 vjeçari shqiptar në Itali

Një 25 vjeçar shqiptar është vrarë në Itali. Viktimi i identifikuar si Kevin Muharremi është qëlluar nga një breshëri plumbash ndërsa ndodhej në makinë.

Sipas rindërtimit të parë të ngjarjes, i riu po kthehej nga një mbrëmje e kaluar në një lokal në zonën e Valderës.

Më herët dyshohet se kishte ndodhur një debat, i cili po verifikohet nga hetuesit dhe që mund të lidhet me atentatin.

Muharremi udhëtonte së bashku me një mik.

I ulur në sediljen e pasagjerit, ai u godit nga plumbat e qëlluar nga një automjet tjetër që iu afrua paralelisht, për t’u larguar më pas me shpejtësi menjëherë pas të shtënave.

Dinamika e ngjarjes lë të kuptohet për një sulm të mirëorganizuar dhe të qëllimshëm.

Ndërhyrja e karabinierëve dhe e ekipit mjekësor të urgjencës 118 ishte e menjëhershme, por 25 vjeçari humbi jetën si pasojë e plagëve që mori.

Karabinierët kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetime të gjera për zbardhjen e ngjarjes. Nuk përjashtohet asnjë pistë hetimi, nga larja e hesapeve deri te përfshirja e mundshme në rrethana kriminale.

Autoritetet po analizojnë gjithashtu pamjet e kamerave të sigurisë publike dhe private për të identifikuar autorët dhe itinerarin e arratisjes së tyre.