EMRI/ E rëndë në Tiranë, efektivja 21 vjeçare vret veten me armën e shërbimit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë ku një efektive i ka dhënë fund jetës pasi ka vrarë veten me armë e shërbimit.

Mësohet se 21 vjeçarja e identifikuar si Aldorjana Loshi, ishte efektive pranë Komisariatit nr.5 në Tiranë.

E reja ka përdorur armën e shërbimit për t’i marrë jetën vetes ndërsa nuk dihen shkaqet që e çuan drejt aktit ekstrem.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në banesën e saj, në rrugën “Ali Demi”. Raportohet se kanë qenë fqinjët që kanë dëgjuar të shtëna, e më pas kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të hapur derën e banesës së saj.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Tiranës.