Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Peqin – Elbasan, ku një 55 vjeçare dyshohet se është hedhur nga një furgon në lëvizje dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Viktima është identifikuar si Merushe Ghjuzi, 55 vjeçe nga Rrogozhina, e cila prej vitesh punonte si shitëse ambulante e misrave të pjekur.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë, teksa janë pyetur edhe personat e tjerë që po udhëtonin me viktimën.