EMRI/ Atentat në sy të të birit, vritet me armë 37 vjeçari shqiptar në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Oratoio, në periferi të Pizës në Itali.

Një 37 vjeçar nga Shqipëria është ekzekutuar me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij, teksa në vendngjarje ishte edhe i biri.

Mediat italiane bëjnë me dije se atentatorët lëviznin me skuter dhe u larguan menjëherë në drejtim të paditur, teksa banorët thanë se kishin dëgjuar disa të shtëna, por viktima kishte marrë vetëm një plumb që rezultoi fatal për jetën e tij.

Viktima është identifikuar dhe bëhet fjalë për Beni Arshiaj, 37 vjeç, i cili sapo ishte kthyer në shtëpi në momentin kur u qëllua për vdekje. Nuk dihet nëse 37 vjeçari ka qenë person me precedent penal më parë, ndërkohë që policia po vijon punën për identifikimin  dhe kapjen e autorëve.