Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në një lokal në Ndroq, ku është ekzekutuar 50 vjeçari Alfred Dedja.
Viktima ka qenë i ulur në lokal, kur autori është futur dhe ka qëlluar në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.
Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij, teksa dyshohet se ai është larguar drejt Durrësit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.
Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar”, njofton policia.