EMRI/ Arrestohet në Gramsh i dënuari nga GJKKO, akuzohet për “Shkelje të barazisë në tendera”

Një 41 vjeçar nga Gramshi, i shpallur në kërkim nga GJKKO ka rënë në prangat e policies gjatë orëve të fundit.

I arrestuar është Alban Rrodhe, të cilin Gjykata e Posaçme e kishte dënuar me 6 muaj burg për veprën penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim.

“Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim nga GjKKO-ja, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, të mbështetura nga inteligjenca policore, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim dhe ekzekutuan urdhrin e Prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për ndalimin e shtetasit A. Rr., 41 vjeç, banues në Gramsh.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar 41-vjeçarin me 6 muaj burgim, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.