Një aksident me vdekje është regjistruar gjatë natës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur te “Rruga e Kavajës” ku një makinë ka përplasur një këmbësor. Ky i fundit, i identifikuar si Alfred Kërçiku është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve që kishte marrë.
Kërçiku, rreth 65 vjeç ka ndërruar jetë në spital mëngjesin e kësaj të shtune. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.