EMRI/ Aksident me një të vdekur në Konispol

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar këtë të mërkurë në vendin e quajtur “Shkallë”, Konispol.

Dy motomjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i njërit prej mjetit. Viktima është identifikuar si Urim Çaze, 74 vjeç.

Ndërkohë që shoferi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Sot, rreth orës 10:40, në vendin e quajtur “Shkallë”, Konispol, shtetasi K. A., rreth 45 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me një tjetër motomjet, me drejtues shtetasin U. Ç., 74 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi U. Ç. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi tjetër, K. A., ka marrë dëmtime dhe po transportohet për në spital.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.