Foto ilustruese
Një i ri i identifikuar si Ervis Marku i ka vënë flakën vetes sot pasi është lyer me benzinë.
Ngjarja ndodhi tek Kthesa e Kamzës, në afërsi të një qendër tregtare.
Policia bën me dije se tashmë ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Njoftimi
Më datë 26.06.2023, rreth orës 11:40, në afërsi të një qendre tregtare te kthesa e Kamzës, ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse dyshohet benzinë shtetasi E. M., 31 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e djegie-plastikës për mjekim. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes…