EMRAT/ Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Antoneta Sevdari, Afërdita Ndoj dhe Eloida Goxhi janë tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sevdari është zgjedhur si përfaqësuese e Prokurorisë së Përgjithshme, Ndoj nga radhët e Prokurorisë së Apelit ndërsa Goxhi si përfaqësuese e prokurorive të shkallës së parë.

Tre anëtarët e rinj do të zëvendësojnë Sokol Stojanin, përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme, Ledina Rizën, përfaqësuese e prokurorive të apelit, dhe Zeqir Hodën, përfaqësues i prokurorive të shkallës së parë, të cilëve u ka përfunduar mandati.

Sipas KLP-së, zgjedhja e tre anëtarëve të rinj synon të garantojë vijimësinë e funksionimit të Këshillit dhe përfaqësimin e prokurorëve në organin kushtetues.