Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të hënë në Bru Zallë të Krujës. Mësohet se Agron Asllani, 42-vjeç ka mbetur i plagosur nga një bashkëfshatari i tij, për motive të dobëta.
I plagosuri ka marrë një plumb në krahë dhe është transportuar drejt spitalit të Traumës të Tiranës për mjekim më të specializuar.
Sa i takon autorit, ai është identifikuar si Imer Kameri.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe prangosjen e autorit.
“Më datë 22.01.2024, rreth orës 13:00, në fshatin Bru Zallë, Krujë, shtetasi I. K., 52 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, shtetasin A. A., 42 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar”, sqaron policia.