Tre shqiptarë, të arrestuar rreth dy vite më parë në Britani, të akuzuar për kultivim kanabisi kanë dalë para gjykatës.
Dritan Meta, 43 vjeç, Refik Skepi, 45 vjeç dhe Visar Elazaj, 38 vjeç, u arrestuan në gusht të vitit 2022 për fermat e kanabisit të zbuluar në Oxfordshire dhe Essex me vlerë 1.5 milionë paund.
Dy fermat e kanabisit u zbuluan pas një kontrolli nga disa prej punonjësve të kompanisë përkatëse pasi faturat e energjisë elektrike nuk ishin paguar.
Pas njoftimit të marrë, policia zbuloi se në banesa ishin përshtatur të gjitha kushtet për kultivimin e bimëve të kanabisit.
Megjithatë tre shqiptarët kanë mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tyre, por sipas Prokurorisë ka prova të mjaftueshmë për implikimin e tyre.