EMRAT/ Vritet me çifte 36 vjeçari në Bulqizë, autor i afërmi i tij

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar në fshatin Tërnovë e Vogël në Bulqizë ku 36 vjeçari Vasil Kamberi është plagosur me armë gjahu nga i afërmi i tij, Flamur Kamberi.

36 vjeçari për shkak të plagëve që ka marrë ka ndërruar jetë gjatë transportimit me helikopter drejt spitalit.

Dy kushërinjtë kishin dalë për gjueti në pyllin e Tërnovës kur ndodhi edhe ngjarje, për të cilën po hetohet nëse është aksidentale apo e qëllimshme.

Autori 31 vjeçar është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje mbi rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Policia tha se rreth orës 12.00, është marrë njoftim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë,  është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi Vasil Kamberi, 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra,  ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Nga veprimet e para hetimore,  ka rezultuar se autori i dyshuar i  ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.