EMRAT/ Shkatërrohet grupi kriminal shqiptar në Athinë, 6 të arrestuar! Sekuestrohen 1.1 ton kanabis

Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Greqi ku është zbuluar një sasi prej 1.1 ton kanabis, ndërsa kanë rënë në pranga shqiptarë.

Raportohet se shqiptarët ishin pjesë e një grupi kriminal, që drejtohet nga 39 vjeçari Fatjon Prendi dhe 36 vjeçari Elson Ndreca.

Si bashkëpunëtorë të tyre në ruajtje dhe magazinimin e drogës, parave, celularëve dhe transportin e kreut të grupit, u vunë në pranga dhe 35-vjeçarja Brisejda Cami, 73-vjeçarja Pashke Gega dhe 35-vjeçarja Zoje Ndoj.

Në pranga gjatë operacionit ra edhe 50-vjeçari Arben Mashi, të cilit ju gjet dhe sekuestrua një thikë, ndërkohë që rezultoi se jetonte në mënyrë të paligjshme në Greqi.

Anëtarët e këtij rrjeti vepronin në Atikë dhe Arkadi, siç bën me dije Protothema.gr. Ndërkohë fitimet e kërij grupi kriminale shkojnë në 8 milionë euro.

Media greke bën me dije se ky grup kishte kultivuar drogë në Greqi dhe kishte arritur të nxirrte prodhimin, ndërkohë që tregtonte edhe kokainë dhe droga të tjera sintetike.

Gjatë operacionit u sekuestruan nga policia greke 1 ton e 161 kg marijuanë, 1640 rrënjë marijuane, 4.3 gram kokainë, 3.5 gram ketaminë, 10 gram kristal methamfetaminë MDMA, 9 tabela ECSTASY, nga shitja e të cilave parashikohej një fitim prej 8 milionë euro.

Gjatë kontrollove policia greke gjeti dhe sekuestroi edhe 2 pistoleta, 1 Kallashnikov, 1 granatë, 134 fishekë, 1 thikë, 4 peshore elektronike, 3 automjete, 17 celularë, 12.250 euro false, 120 euro, 1900 lekë, 70 paund, 22 dollarë amerikanë, 10 dollarë kanadezë dhe 20 franga zviceriane.

Policia greke njofton se përveç 6 të arrestuarve, po vijojnë hetimet nëse ka përsona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal.