EMRAT/ SHBA shpall “non grata” 10 persona nga Ballkani Perëndimor

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur “non grata” dhjetë shtetas nga Ballkani Perëndimor.

Bëhet me dije se individët e sanksionuar janë nga Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Ata akuzohen nga DASH për korrupsion.

Në mesin e tyre janë Savo Cvijetinoviq, Petar Gjokiq, Dushko Peroviq dhe Nenad Popoviq nga Bosnje-Hercegovina; Miodrag Davidoviq dhe Branisllav Miqunoviq nga Mali i Zi; Ratka Kunoska Kamceva, Irina Samsonenko dhe Sergey Samsonenko nga Maqedonia e Veriut; dhe Misha Vaçiq nga Serbia.