EMRAT/ Pranga dy dhunuesve të grave në Burrel dhe Dibër

Një 39 vjecar, i cili dhunoi bashkëshorten e tij ka rënë në prangat e policisë së Dibrës. I arrestuari nga blutë e Dibrës është Dritan Konesha, i cili në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Ndërkohë në Burrel ka rënë në pranga një 56 vjecar, po për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. I arrestuari është Agim Hoxha, i akuzuar për dhunë në familjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Rastet e dhunës në familje vijojnë të rriten në vendin tonë ndërsa vijon të mbetet një plagë në shoqërinë shqiptare.