EMRAT/ ‘Mbyllën sytë’ para kanabisit dhe e lejuan të kultivohej, pezullohen nga detyra 6 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Shkodër-Lezhë në bashkëpunim me prokurorinë ka pezulluar nga detyra dhe u ka ndaluar daljen jashtë vendit 6 punonjësve të policisë.

Efektivët dyshohet se kanë “shpërdoruar detyrës”, vepër kjo e kryer në  bashkëpunim.

Nga hetimet e thelluara disa mujore dyshohet se këta punonjës policie nuk kanë asgjësuar rreth 1000 bimë narkotike, të cilat u gjetën në proces tharje gjatë një operacioni të zhvilluar në Korrik të këtij viti, pavarësisht se janë konstatuar nga ana e tyre gjatë kontrollit të territorit në Njësinë Administrative Shalë, në Shkodër.

Policët e pezulluar nga AMP:

1-Nënkomisar Gjergj Mala
2-Nënkomisar Ardian Baçina
3-Inspektor Faik Latifi
4-Inspektor Kristjan Lokthi
5-Inspektor Zef Doçi
6-Inspektor Sokol Kroni