Këtë të mërkurë janë betuar 26 prokurorë të rinj, në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Ata kanë përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës dhe në këtë kuadër kanë marrë miratimin nga KLP-ja për të ushtruar detyrën.
Prokurorët e rinj:
1. Alba Meta
2. Anisa Giu
3. Ankela Dake
4. Blerina Karaj
5. Brikena Mile
6. Bruno Stërmasi
7. Denada Xhera
8. Elda Goxhaj
9. Elida Grabovari
10. Elisa Çela
11. Enkelana Shala
12. Eva Zeneli
13. Fabjola Llaha
14. Gerando Skreli
15. Irma Velo
16. Ismet Dervishi
17. Iva Hoxha
18. Klejdi Mullaj
19. Lixhers Mali
20. Malbora Dinaj
21. Marilda Frashëri
22. Masila Lulaj
23. Miklevana Qema
24. Roland Paja
25. Skerdi Sinanaj
26. Teuta Pisku
Në ceremoninë e betimit të tyre mori pjesë dhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela. Gjatë fjalës së tij, Çela pohoi se sistemi i drejtësisë po përballet aktualisht me një numër të madh dosjesh, të cilat presin për t’u hetuar dhe gjykuar.
Ai u bëri thirrje prokurorëve të rinj për përkushtim, duke nënvizuar se kontributi i tyre do të jetë thelbësor për kapërcimin me sukses të kësaj situate.
“Do të përballeni me shumë vështërsi, sepse sistemi i drejtësisë po kalon një fazë shumë të vështirë dhe komplekse me mbingarkesën. Kontributi juaj do të jetë thelbësor për të kapërcyer këtë situatë me sukses ku do te keni mbeshtetjen nga insitucioni dhe koleget”, u shpreh ai.