EMRAT/ Gara për postin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, kush janë gjashtë të kualifikuarit

Janë zbardhur emrat e kandidatëve që kanë kaluar fazën e parë të përzgjedhjes për vendin vakant të kreut të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas raportimeve të mediave, në garë kanë marrë pjesë 13 kandidatë, por vetëm 6 prej tyre janë kualifikuar për të vijuar më tej në këtë proces.

Kandidatët që kanë kaluar në fazën e dytë janë:

  • Asim Vokshi
  • Alban Toro
  • Florjan Ballhysa
  • Naureda Llagami
  • Genta Tafa
  • Alma Faskaj

Vakanca është shpallur nga Gjykata e Lartë pas përfundimit të mandatit të Olta Zaçe.