Emrat/ Fshehën 5.7 milionë euro nga Call Center-at, dënohen me 9 vjet burg 8 italianët, masa edhe për 15 kompanitë

Gjykata e Tiranës ka dënuar me nga 9 vite burg tetë shtetas italianë, të cilët akuzohen se fshehën një shumë të konsiderueshme prej 5.7 milionë euro.

Mësohet se në llogaritë bankare të 15 subjekteve me fushë operimi ‘Call Center’, janë transferuar vlera të konsiderueshme monetare të cilat më pas janë tërhequr Cash duke iu fshehur destinacioni përfundimtar.

“Nga analizimi i veprimeve hetimore, rezultoi se administratoret e subjekteve ‘Call Center’ shqiptare dhe të huaj, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kanë qarkulluar vlera monetare të cilat nuk janë raportuar si e ardhur në organet tatmore, duke shmangur kështu dhe përllogaritjen dhe pagimin e detyrimeve tatimore”, informon prokuroria.

Të dënuarit: 

Benedetto Messina I datëlindjes 05.12.1984 banues ne Itali- I akuzuar për kryerjen e veprave penale te “Fshehjes se te ardhurave” dhe “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose te veprimtarise kriminale” te parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal, hetuar me mase sigurie “arrest ne burg”

Davide Armanno I datëlindjes 03.11.1984 banues ne Itali, hetuar me mase sigurie “arrest ne burg”- I akuzuar për kryerjen e veprave penale te “Fshehjes se te ardhurave” dhe “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose te veprimtarise kriminale” te parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal

Davide Osman I datëlindjes 29.01.1989 banues ne Itali , hetuar me mase sigurie “arrest ne burg”-I akuzuar për kryerjen e veprave penale te “Fshehjes se te ardhurave” dhe “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose te veprimtarise kriminale” te parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal

Giuseppe Tortorici I datëlindjes 24.07.1984 banues ne Itali, hetuar me mase sigurie “arrest ne burg”-I akuzuar për kryerjen e veprave penale te “Fshehjes se te ardhurave” dhe “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose te veprimtarise kriminale” te parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal

Luca Falsone I datëlindjes 24.03.1986 banues ne Itali, hetuar me mase sigurie “arrest ne burg”- I akuzuar për kryerjen e veprave penale te “Fshehjes se te ardhurave” dhe “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose te veprimtarise kriminale” te parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal

Mattia Falsone I datëlindjes 01.08.1994 banues ne Itali, hetuar me mase sigurie “arrest ne burg”-I akuzuar për kryerjen e veprave penale te “Fshehjes se te ardhurave” dhe “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose te veprimtarise kriminale” te parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal

Maurizio Giacalone I datëlindjes 24.01.1977 banues ne Itali, hetuar me mase sigurie “arrest ne burg”- I akuzuar për kryerjen e veprave penale te “Fshehjes se te ardhurave” dhe “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose te veprimtarise kriminale” te parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal

Ana Aurelia Stoica me NID CA17556DC, hetuar me mase sigurie “arrest ne burg”- I akuzuar për kryerjen e vepres penale te “Fshehjes se te ardhurave” te parashikuar nga nenet 180/1 i K.penal