EMRAT-FOTO/ Identifikohen autorët, këta janë 4 dhunuesit e avokatit Sokol Mëngjesi

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur sot në Tiranë, ku avokati Sokol Mëngjesi u dhunua me sende të forta.

Mësohet se janë identifikuar autorët e ngjarjes së rëndë, të cilët janë: Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia.

Njëri prej tyre është vënë në pranga teksa po punohet për kapjen e tre të tjerëve.

Rikujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure, sapo avokati ka lënë djalin në kopsht në rrugën ‘Pjetër Bogdani’ në zonën e ish Bllokut në Tiranë.  

Autorët e kanë qëlluar me sende të forta si doreza metalike dhe shufra hekuri duke i shkaktuar dëmtime serioze në kokë.

Avokati Sokol Mëngjesi ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës, ndërsa mjekët pohojnë se gjendja e tij është e rëndë dhe se është futur në intubim.