EMRAT/ Dy të plagosur me armë zjarri në Sarandë, dërgohen me urgjencë drejt Traumës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur me armë zjarri.

Te plagosurit janë shtetasit Ernest Lama, 24-vjeç dhe Gëzim Hoxhaj, 32 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Sarandës, janë dërguar drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Ende nuk dihen shkaqet dhe autorët e krimit, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit G. H., 32 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.