EMRAT/ Dhunohet me sende të forta 30 vjeçari në Korçë, në kërkim 4 persona

Një 30 vjeçar është dhunuar me sende të forta nga 4 persona në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një servisi, ku Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta Ramadan Hasanin.

Sherri mes 30 vjeçarit dhe njërit prej dhunuesve, Spartak Selimit, ka nisur në 14 Shkurt. Ramadan Hasani dhe vëllai i tij kanë rrahur Selimin, ndaj ky i fundit së bashku me një familjar dhe dy shokë kanë gjetur 30-vjeccarin dhe e kanë sulmuar me leva hekuri dhe shkopinj.