EMRAT/ Atentati me 3 të vdekur në Shkodër, policia shpall në kërkim dy persona

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me atentatin me 3 të vrarë në Shkodër pak ditë më parë. Burime për mediat bëjnë me dije se policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim 2 persona, pjese e grupit të Bajrajve.

Në kërkim policor janë shpallur Izmir Sakica e Samuel Troshani, por ende nuk janë kapur nga uniformat blu.

Ata dyshohen se janë autorë të masakrës në Shkodër, ku humbën jetën Hamza Lici, Arlind Bushati, dhe Flutura Basha, e cila u përplas për vdekje nga makina ku udhëtonin dy viktimat, teska ajo ndodhej në motor me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha. Ky i fundit mori plagë të shumta dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Kujtojmë se Hamza Lici dhe Flutura Basha ndërruan jetë në vend, ndërsa Arlind Bushati pas disa orësh në spitalin e Shkodrës.