EMRAT/ Arrestimi i Erion Veliajt, GJKKO cakton masë sigurie për Shkëlqim Fushën dhe 4 biznesmenë të tjerë

Pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe “arrestit të shtëpisë” ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, SPAK ka kërkuar masë sigurie edhe për 5 biznesmenë.

GJKKO mësohet se ka caktuar “detyrim paraqitje” për pesë biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.

Duhet thënë se masa e sigurisë ndaj bashkëshortes së Veliajt nuk është ekzekutuar pasi ajo ndodhet jashtë shtetit. Bashkëshortja e kryebashkiakut rezulton se ka dalë jashtë Shqipërisë më datën 8 Shkurt dhe ka udhëtuar drejt Romës dhe nuk është kthyer ende.

Kujtojmë se ndaj Veliajt, Prokuroria e Posaçme po kryente hetime lidhur me disa akuza, si shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash.

Fillimisht veliaj  u shoqërua në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe më pas u dërgua srejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza”.

Ndërkohë pritet që SPAK të dalë me një njoftim për të komunikuar zyrtarisht akuzat ndaj Erion Veliajt.