EMRAT/ 7 Prokurorë në garë për 3 vende në Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Prokuroria e Përgjithshme ka shpallur zyrtarisht kandidaturat për zgjehdjen e 3 prokurorëve që do të bëhen pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në KLP do të zgjidhen 2 prokurorë nga radhët e prokurorëve të prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë dhe 1 prokuror nga radhët e prokurorëve të prokurorisë pranë gjykatës të apelit të juridiksionit të përgjithshëm.

Kandidatët për këto 3 vende janë:

Afërdita Ndoi – Prokuroria e pelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë

Moisi Duda – Prokuroria e apelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë

Edina Kurti – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Durrës

Edlira Bako – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Elbasan

Elsa Miha – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë

Olger Eminaj – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Korçë

Vatë Staka – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Shkodër