Pas 130 ditësh si i ngarkuar i qeverisë amerikane me detyra të veçanta, puna e Elon Musk përfundoi të premten. Si lamtumirë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump e ftoi atë në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, e falënderoi dhe i dhuroi një çelës të artë, si një dhuratë të veçantë simbolike. “Elon nuk do të na lërë vërtet, ai do të shkojë e vijë, kjo, pra DOGE, është fëmija i tij”, tha Trump.
Fakti që Musk e sheh veten si babai i autoritetit të ri amerikan për administratën, DOGE dukej edhe në veshjen e tij. Nën xhaketën e zezë, shihej një bluzë e zezë me mbishkrimin “Ati i Doge” – babai i autoritetit DOGE.
Trump nxori një përfundim pozitiv në lidhje me punën e autoritetit DOGE: “Rezultatet do t’i shihni në të ardhmen, pas një ose dy vitesh. Më vonë, do të shihni shumë rezultate, qindra dhe miliarda dollarë marrë së bashku, dhe do të ketë edhe më shumë që do të vijnë.”
Sipas deklaratave të veta, Elon Musk dhe punonjësit e tij kanë arritur të kursejnë 160 miliardë dollarë deri më tani – një pjesë shumë më e vogël se njoftimet fillestare. Po puna e Musk u shoqërua këto muaj me shumë kritika dhe procese gjyqësore.DW