Forca të shumta policie ndodhen në Sauk, pasi dyshimeve se Eljon Hato ndodhet në zonë. Dyshohet se makina e tij ndodhet në zonën e Saukut ndërsa forcat e policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Eljon Hato është në kërkim nga SPAK si pjesë e dosjes “Metamorfoza”. Hato, mik me Ervis Martinajn mbeti i plagosur në përplasjen me armë në tetor të vitit 2018 në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ku u vra Fabiol Gaxha.
Ai është skeduar për krime të rënda si atentate të ndodhura në Tiranë, Lezhë e Shkodër.
Dy muaj më parë, me dhjetëra forca të RENEA-s dhe FNSH-së u angazhuan për të kapur Eljon Haton ndërsa ushtruan kontrolle në banesën dy katëshe të vëllait të tij Grudë të Shkodrës, por operacioni policor përfundoi pa sukses.