Ekzekutohet në mes të rrugës kandidatja për kryebashkiake në Meksikë

Kandidatja për kryetare bashkie në Celaya, qytetit të shkatërruar nga dhuna në Meksikë, është vrarë sapo ajo filloi fushatën, duke shënuar një tjetër krim në radhët e politikanëve.

Autoritetet në shtetin veri-qendror të Guanajuato thanë se kandidatja Bertha Gisela Gaytán Gutiérrez u qëllua për vdekje në një rrugë jashtë qytetit të Celaya.

Presidenti Andrés Manuel López Obrador tha se vrasja e kandidatëve të partisë së tij “dhemb shumë”, por ai nuk njoftoi ndonjë rritje të sigurisë për politikanët.

“Ata sapo kanë vrarë kandidaten tonë nga Celaya. Kjo është diçka që na ka zemëruar, tronditur. Ne do të pezullojmë aktivitetet e fushatës,” tha Alma Alcaraz, një tjetër kandidate me partinë qeverisëse Morena.

Gaytan, 38-vjeçe, u vra ndërsa përgatitej për një tubim elektoral dhe kishte thënë më herët të hënën në një konferencë për shtyp se kishte kërkuar mbrojtje për fushatën e saj.