Ekstazia e sekuestruar në Tiranë, mes të arrestuarve edhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje të Kosovës

Mes të arrestuarve gjatë operacionit të djeshmë të policisë për trafikim dhe shpërndarje narkotikësh ëhstë edhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Besnik Mujeci.

40 vjeçari ëhstë aktiist i partisë së Albin Kurtit, ku në zgjedhjet e fundit për Asamblenë Komunale mori 608 vota.

Gjatë operacionit të djehsëm policia arrestoi 5 persona dhe sekuestori mbi 10 mijë doza ekstazi, të gatshme për t’u shpërndarë në lokalet e Tiranës. Në pranga ranë: Mithat Ramadani; Besnik Mujeci; Kalem Picari; Ambra Myftari si dhe Daniel Avdija. Ndërkohë policia po punon për identifikimin e personave të tjerë që kanë lidhje mekëtë grup, pasi droga është future nga Kosova.

Të arrestuarit i kanë kaluar dozat e ekstazisë nëpërmjet linjave të transportit të udhëtarëve me autobus Prishtinë-Durrës. Pasi droga mbërrinte në Shqipëri, ata e transportonin me makina të marra me qiran ë Tiranë, ku më pas e shisnin.