SPAK ka dhënë pretencën për kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës, Edioson Memolla, i cili akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkepunim Si dënim plotësues u kërkua dhe heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhe 5-vjeçare.
Ndërkohë më datë 10 janar do të jetë seanca e radhës ku do të bëhet mbrojtja dhe shpallja e vendimit.
Memolla u mor i pandehur pas një audio-përgjimi ku tregohej sesi paguante faturat e energjisë elektrike të qytetarëve në këmbim të votave në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit 2022.
Sipas prokurorisë nga hetimet është provuar se Memolla, në zgjedhjet e parakohshme të 6 marsit, ndikoi tek i pandehuri Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij.