E zbulon gazeta greke: Rama do të shkojë në Athinë i shoqëruar nga 150 persona

Gazeta greke “Protothema” ka dhënë detaje nga vizita e kryeministrit Rama në Athinë, ku do të takohet me emigrantët shqiptarë në Greqi.

Sipas gazetës, kryeministri shqiptar do të shoqërohet nga 150 persona, mes të cilëve disa anëtarë të kabinetit qeveritar dhe 50 gazetarë, të cilët do të shkojnë në teatrin “Galatsi”.

“Fjalimi i tij në Teatrin e Krishtlindjeve do të mbahet rreth orës 11:00, por Edi Rama  do të zhvillojë gjatë ditës edhe takime me bashkatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë, si dhe pritet të shpërndajë broshurat për marrëdhëniet dypalëshe.

Pas përfundimit të takimeve, Rama do të pijë kafe me kolegët e tij në Galatsi, ndërsa në orën 6.00-7.00 pasdite do të shkojë në aeroport për t’u larguar nga Athina”, shkruan Protothema.

Në 12 Maj do të jetë takimi i parë i Ramës me diasporën në Athinë, teksa më pas do të vijojnë takimet edhe në shtetet e tjera ku ka shqiptarë.