Partia Demokratike ka filluar t’i sulmojë dhe akuzojë të gjithë, nga kundërshtarët politikë e deri te gazetarët, edhe pse këta të fundit veç punës së tyre mund të bëjnë edhe punë humanitare në shërbim të njerëzve në nevojë.
Sot, deputeti demokrat Edmond Spaho ka akuzuar dhe kërcënuar se do ta çojë në SPAK gazetarin Xhensil Shkëmbi, pasi ky i fundit ka shpërndarë thasë me miell për familjet në nevojë, për shkak se është pjesëtar i komunitetit kishtar në Maliq, ku Kisha Ungjillore çdo muaj ndihmon më shumë se 200 familje në nevojë.
Akuzat kanë ardhur pasi gazetari është parë duke pirë një kafe me deputetin socialist Ilir Pendiavinji, dhe kaq ka mjaftuar që deputeti i Parlamentit që prej vitit 2001 ta cilësonte Shkëmbin si njeri të lidhur me Partinë Socialiste.
Postimi i Xhensil Shkëmbit:
Edmond Spaho – ky nuk është miell fushate por humanizmi
Jam pjesëtar i komunitetit kishtar në Maliq prej më shumë se 8 vitesh. Çdo muaj, Kisha Ungjillore për shkak të problemeve të shumta sociale të komunitetit të Qarkut të Korçës për më shumë se 200 familje në nevojë u ka ofruar ndihma ushqimore e jo vetëm. Familje të cilat jetojnë në kushte të vështira ekonomike, edhe për faj të politikës. Ndërsa këto ndihma janë pjesë e një projekti të fondacionit Hope for Albania, 3 vjeçar, ku shpërndahen për Krishtlindje dhe Pashkë
Kisha asnjëherë nuk e ka patur për qëllim të ngatërrojë humanizmin me politikën sepse kisha është fe, është familje, është atdhe. Krejt ndryshe nga politika.
Zoti Spaho, gratë të cilat i kishit ekspozuar në foto (duke shkelur rëndë privatësinë e individit) janë ndjerë të fyera nga ana juaj. Barrë të rëndë ke marrë përsipër deputet!

Akuzat e Edmond Spahos:
Zoti Xhensil Shkembi, ai nuk eshte mjell humanitar por puro elektoral.
A mund te me thuash ti Xhensil “besimtari” perse Kisha e ndan miellin ne shtepine e Sonil Pines, punonjes i Bashkise Maliq dhe Vjollca Qatos, punonjese e Postes?
Po te kujtoj ty Xhensil “gazetari” i rregjimit, qe pastori Plator Collaku eshte antar i Keshillit Bashkiak nga PS. Pra “feja” jote dhe e pastorit jane punet e PS dhe jo punet e Zotit. Fene e keni si maske per paudhesite tuaja.
Se fundi Xhensil trimi cfare kerkoni ti dhe pastori ne nje tavoline me Ilir Pendavinjin, sic dukeni ne keto fotot me poshte? Po merreni me punet e zotit apo punet e ndarjes se miellit?
Pergjigjet e ketyre pyetjeve Xhensil, mos mi jep mua, por SPAK, i cili do ju therrese se shpejti te gjitheve ju manipuluesit e zgjedhjeve
