Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë ka tentuar të vetëvritet sot, në banesën ku jetonte në Qyteti Studenti.
Mësohet se efektivi ka qëlluar veten me armën e shërbimit.
Ai po shoqërohet në spital me ambulancë, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore.
Emri i tij nuk është bërë ende publik, por mësohet se është rreth moshës 40 vjeç.