Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nikël të Fushë Krujës, ku Artur Çangu është vrarë me armë zjarri nga kunati i tij, Eduart Afmataj.
Bëhet me dije se krimi ka ndodhur pas një sherri të ndodhur mes të dyve disa ditë më parë, teksa ka qenë një qytetar që ka njoftuar policinë.
Efektivët kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.