Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Lushnjes, ku një 22-vjeçar është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij.
Kanë qenë familjarët e tij që e kanë gjetur pa shenja jete teksa dyshohet se i riu është vetëvarur. Grupi hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:10, në fshatin Pluk, Lushnjë, është gjetur i pajetë nga familjarët, në oborrin e banesës, shtetasi K. H., 22 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.