Një 34-vjeçar është kërcënuar me armë zjarri nga persona të panjohur. Ka qenë vetë i riu, i cili ka bërë denoncimin në polici ku ka thënë se në orët e para të kësaj të marte në afërsi të shinave të trenit, në qytetin e Laçit, është kanosur me armë zjarri nga 4 shtetas që nuk i njeh, të cilët lëviznin me një automjet.
Pasi e kanë kanosur, ata janë larguar. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në Komisariatin e Policisë Kurbin, ka kallëzuar shtetasi E. U., 34 vjeç, se më datë 22.04.2025, rreth orës 03:30, në afërsi të shinave të trenit, në qytetin e Laçit, është kanosur me armë zjarri nga 4 shtetas që nuk i njeh, të cilët lëviznin me një automjet. Vijojnë hetimet lidhur me kallëzimin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.