E rëndë në Klos, nipi i Nehat Kullës i jep fund jetës duke u hedhur nga ura 160 metër e lartë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në urën e fshatit Fshat, në Klos, ku një 39 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ura me lartësi 160 metër.

Viktima është Klodian Kulla, nipi i Nehat Kullës, i cili njihej si “Gjenerali” dhe ishte drejtuesi i një bande kriminale që veproi në Tufinë në vitet 1997-1998.

Klodian Kulla nuk ishte një emër i panjohur për Policinë, pasi u arrestua në prill të vitit 2021 pas një operacioni të SPAK për arsenal armësh bashkë me 8 të tjerë.

“Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën. Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.”, njoftoi policia.