E rëndë në Francë, burri shqiptar vret gruan me armë, më pas vetëvritet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Brest të Francës, ku një çift shqiptarësh janë gjetur të pajetë në apartamentin e tyre.

Dy të shtëna me armë alarmuan banorët e lagjes “Europe”, të cilët njoftuan policinë, me këta të fundit që mbërritën në vendngjarje dhe gjetën trupat e dy viktimave, 30 dhe 36 vjeç, si dhe një armë gjahu pranë tyre.

Mediat franceze raportojnë se autoritetet dyshojnë se burri ka vrarë gruan me armë dhe më pas i ka dhënë fund jetës së tij. Çifti la pas dy fëmijë të mitur, që ishin në shkollë në momentin që ndodhi ngjarja.