Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier ku një i ri ka tentuar t’i jap fund jetës së tij. Policia njofton se 25 vjeçari E.T ka tentuar që të vetëvritet me thikë. I riu është dërguar në spital në ndihmë mjekësore dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
”Rreth orës 18:30, në lagjen “Kastrioti”, Fier, shtetasi E. T., rreth 25 vjeç, ka tentuar të vetëvritet me mjet prerës (thikë).
Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”- njofton policia.